Saturday, 14. March 2026
Sport

Basketbollistet e Australisë “pezmatojnë” serbet në Olimpiadë

GS 07/08/2024 1 Min. Lesezeit

Australia ka siguruar gjysmëfinalen në konkurencën e femrave në basketboll, duke demoluar Serbinë me rezultat të thellë 85:67.

Alanna Smith, lojtarja e Minnesota Lynx që luan në WNBA, kampionatin më të fortë në botë, ishte thjeshtë enigmë e pazgjidhur për kundërshtaret, duke shënuar 22 pikë, plot 13 kërcime dhe 4 asiste.

Ajo u pasua nga dy bashkëpatriotet, Cayla George dhe Jade Melbourne që realizuan nga 18 pikë.

Në çerekfinalet tjera takohen Spanja – Belgjika, Gjermania – Franca dhe Nigeria – ShBA.

Teilen: