Federata e Basketbollit të Kosovës, të martën ka mbajtur konferencë në lidhje me organizimet që do t’i ketë gjatë kësaj vere. Megjithatë, fokusi i FBK-së, mbetet Kampionati Evropian për Shtete të Vogla për basketbolliste që mbahet në Prishtinë për herë të parë. Turneu do të zhvillohet prej datës 25 deri më 30 qershor, ndërsa Kosova do të paraqitet për herë të parë në këtë ngjarje. Kreu i FBK-së, Arben Fetahu ka premtuar një organizim madhështor të këtij evropiani, ndërsa ka folur edhe për synimet e Kosovës, e që janë të përfundoj në mesin e shteteve që do të stolisen me medalje.