• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Basketbollistët e Kosovës, tani sfidohen nga zviceranët

21/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores ndaj Azerbajxhanit, të enjten mbrëma, basketbollistët e Kombëtares së Kosovës synojnë ritmin e fitoreve në shtëpi, edhe ndaj Zvicrës.

“Dardanët” iu janë revanshuan Azerbajxhanit për humbjen e shkaktuar në muajin shkurt të vitit të shkuar.

Kosova triumfoi me rezultatin 81:79 në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.

Në fakt, Kosova nga Azerbajxhani kishte humbur me dhjetë pikë dallim por fitorja në Prishtinë ka bërë që “Dardanët” të tubojnë 7 pikë, një më shumë se Azerbajxhani pas 5 ndeshjeve të luajtura.

Kosova e humbi çerekun e parë dhe të tretë me nga një pikë (21:20, 18:17) por e fitoi çerekun e dytë (23:20) dhe të katërt (21:20) për ta siguruar triumfin në shtëpi.

Mikaile Tmushiq me 21 pikë, 4 kërcime e 2 asistime ishte më efikasi te Kosova kurse amerikani i natyralizuar Divine Myles shtoi 16 pikë tjera për fitoren e “Dardanëve”.

Te Azerbajxhani, u veçua Donta Hall me 21 pikë të shënuara por që nuk arriti ta shpëtoj skuadrën etij nga humbja.

Për Kosovën, kjo është fitorja e dytë në këto parakualifikime dhe të dielën synon të tretën për ta synuar kalimin në fazën tjetër si kombëtarja e dytë më e mirë.

Kundërshtari i radhës i Kosovës është Zvicra, ndeshje kjo që luhet të dielën më 23 shkurt, në Prishtinë, duke nisur nga ora 19:30.

Next Post

Vashat e Kosovës luajnë sot kundër Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.