Basketbollisti i Panathinaikos, Kostas Adetokumbo u përjashtua nga ndeshja kundër Marussia, pasi sulmoi pas një dueli serbin Marko Lukoviq.
Adetokumbo u rrëzua përtokë dhe Lukoviq, teksa tentoi t’i rrëmbejë topin e u rrëzua mbi të.
Kjo e tërboi grekun, i cili veproi në mënyrë agresive dhe më pas u ngrit nga dyshemeja dhe vazhdoi të sulmojë serbin, i cili ishte ende i ulur në tokë.
Video është bërë virale, shkruan lajmi.net.
Në fund, Panathinaikos fitoi me 82:71. /Lajmi.net/
Kostas Antetokounmpo ejected in the Greek League game against Maroussi 😨
— BasketNews (@BasketNews_com) October 9, 2023