• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Baskonia e bukur fiton ndaj Barcelonës

31/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Java e 24-ët e Euroleague nis me nje fitore të bukur të Baskonias përballë Barcelonës 88-86 duke i shtangur katalanasit, të cilët e nisën ndeshjen me 12 pikë avantazh.

Për gjatë gjithë pjesës së parë Barcelona mbante bindshëm avantazhin dhe dukej sikur në çdo detaj ishte gjithmonë një hap përpara skuadrës baske.

Në fillim Barcelona ishte e saktë në 6 trepikësha nga 8 tentativa ndërsa Baskonia 0/6.

Pikërisht këtu nisi shkëputja katalanase, por Baskonia në fund të periodës së dytë krijon një parcial 10-0 dhe barazon për herë të parë 44-44.

Në fund të pjesës së parë, Pablo Laso, trajneri i Baskonias deklaron se mbrotja e skuadrës është mirë, por nëse sistemojnë edhe qarkullimin e topit në sulm do të jenë mirë. E në fakt kështu ndodh pasi Baskonia nisi të shënojë me disa lojtarë të ndryshëm si Baldëin, forest hoëard e Hall dhe e gjithë pjesa e dytë shkon pikë më pikë me disa ndrsyhime udhëheqjesh për të dy skuadrat.

Në fund Baskonia arrin falë një trepikëshi të Moneke të marrë avantazhin me 4 pikë, ndërsa vetë lojtari do ta mbyllë me 22 pikë. Që prej këtij momenti vetë Baskonia gabon dy herë dhe Barcelona pas rikuperimit të topit shënon e barazon 86-86.

Në kronometër ka vetëm 3,5 sekonda dhe Forest shënon një dypikësh që do të rezultojë dhe koshi i fitores pasi në 0,5 sekonda të fundit Barcelona nuk ja del të gjuajë saktë me Brizuelen dhe kështu fitorja i takon skuadrës baske.

Barcelona me këtë humbje bie në vend të 9-të dhe pëson humbjen e dytë rresht, ndërsa Baskonia ngjitet në vend të 15-të.

Next Post

Bëri sherr me Konseisaon në Zagreb, në Itali tregojnë prapaskenat e “arratisjes” së Alvaro Moratës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.