Milani është favorit për ndeshjen e sotme në orën 20:45 kundër Torinos.
E thotë renditja, por edhe kompanitë e huaja të basteve, që e kuotojnë me 1.6 suksesin kuqezi. Koeficient 3.7 për barazimin, ndërkohë që suksesi i miqve vlerësohet me 5.2 herë shumën e luajtur.
Rafael Leao flirtoi me golin në ndeshjen me Bolonjën, ku u ndal vetëm nga shtylla. Realizmi i parë sezonal i portugezit vlerësohet me koeficient 2.75.
PANORAMASPORT.AL