Nën hetimin milanez në lidhje me çështjen e basteve ilegale, sidomos për pokerin online, kanë dalë edhe disa të dhëna të tjera tronditëse në lidhje me Nikolo Faxholin.Ish-mesfushori i Juventusit dhe sot pjesë e Fiorentinës ka kërkuar borxhe edhe nga të tjerët, mes tyre edhe Federiko Gati, mbrojtës i Juventusit dhe ish-shoku i tij i skuadrës.
Gati në fakt nuk është nën hetim për këtë çështje sepse thjesht ka ndihmuar shokun e tij të skuadrës që i ka dhënë 40 mijë euro sepse Faxholi i ka thënë se i ka llogaritë e tij dhe të nënës të bllokuara. Në listën e gjatë të emrave ka të tjerë futbollistë, por që në fakt nuk janë nën hetim.
PANORAMASPORT.AL