Saturday, 21. March 2026
Futboll

Bastoni gjithmonë e më shumë drejt largimit, Inter gjen pasuesin brenda Serie A. 3 alternativa për zikaltrit

GS 21/03/2026 1 Min. Lesezeit

Po shtohen gjithmonë e më shumë zërat për një largim të mundshëm të Alessandro Bastonit nga Inter në fund të këtij sezoni, edhe pse italiani është nën kontratë me klubin zikaltër deri në vitin 2028.

Në rast largimi, destinacioni i ri i Bastoni-t do të jetë Barcelona ose Liverpool, por katalanasit duken më favorit. Ndërkohë, drejtuesit e Interit nuk po rrinë duarkryq dhe po ndjekin të paktën tre emra për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të Bastonit, në rast se ai largohet.

Lojtarët që po merren në konsideratë nga drejtuesit zikaltër për të pasuar Bastonin janë: Alessandro Buongiorno (26 vjeç, Napoli), Evan N’Dicka (26 vjeç, AS Roma) dhe Jhon Lucumí (27 vjeç, Bologna).

Teilen: