Friday, 10. April 2026
Futboll

“Bastoni nuk ka nevojë të rikuperohet psikologjikisht, ata që e kanë ofenduar po”

GS 10/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pas zhgënjimit në Champions League, Cristian Chivu synon dopietën kampionat–Kupa e Italisë. “Të jesh trajner i Interit do të thotë të kesh ambicie të mëdha, – tha tekniku rumun, duke shtuar se është i lumtur që ekipi hyn në dy muajt e fundit me mundësi për objektiva. – Kemi detyrimin të besojmë se mund të fitojmë gjithçka që ka mbetur”.

Ai theksoi se ka ruajtur profil të ulët, pavarësisht polemikave: “Parimet e mia shkojnë përtej narrativës së dikujt. Nuk kam ndryshuar, kam qenë gjithmonë vetvetja. Nuk ndjej detyrim të bëj deklarata apo të kërkoj konflikte”.

Duke folur për Alessandro Bastonin, pas kritikave pas Juventus–Inter, trajneri zikaltër u shpreh prerë: “Alessandro nuk ka nevojë të rikuperohet psikologjikisht. Njerëzit kanë qëlluar pa kursim ndaj tij, duke e linçuar. Ata që e sulmojnë kanë nevojë për punë psikologjike”.

Teilen: