Në rast se Barcelona arrin të zgjidhë problemet financiare dhe të përmbush me sukses rregullin e famshëm financiar 1:1, katalanasit do të jenë një nga klubet më aktive në merkaton e verës.
Dy janë objektivat kryesor të Barcelonës: Julian Alvarez dhe Alessandro Bastoni. “Marca” bën me dije se qendërmbrojtësi i Interit i ka dhënë dritën jeshile Barcelonës për të negociuar transferimin e tij. Italiani është i hapur për t’u transferuar te katalanasit, tani vjen pjesa më e vështirë që është gjetja e gjuhës së përbashkët mes dy klubeve.
Inter e vlerëson qendërmbrojtësin italian 70-80 milionë euro, Barcelona do përpiqet të ulë çmimin sa më shumë. Duke qenë të vetëdijshëm se shanset që Bastoni të qëndrojë edhe për vitin tjetër janë të ulta, drejtuesit zikaltër po shqyrtojnë të paktën dy alternativa për të gjetur një zëvendësues perfekt për italianin: Micky van de Ven dhe Luka Vuskovic (aktualisht i huazuar te Hamburg).