• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bastoni para duelit me Kroacinë: Një grusht të dhemb, por mund të ringrihemi

24/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alesandro Bastoni nuk ka dëshirë që të bëjë llogari përballë Kroacisë, ndeshja e fundit e Grupit B, e cila do të vulosë edhe fatin se kushdo do të shkojë në 1/8-at e Europianit apo jo. Ndonëse Italia mund të kalojë edhe me një barazim, për “Axurrët” është një çështje krenari që të ringrihen ndaj Spanjës dhe qendërmbrojtësi titullar beson se fitorja:alessandro-bastoni-italy-2023-1716455141-137170“Askush nuk e priste një grusht të atillë ndaj Spanjës, por edhe pse dhemb shumë ende sot, ne jemi gati që të ringrihemi dhe të provojmë që të fitojmë raundin e radhës. E kemi analizuar me detaje duelin ndaj Spanjës dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë përballë Kroacisë. Edhe ne dimë që të imponojmë lojën tonë në fushë, siç e treguam ndaj Shqipërisë, pasi kaluam edhe në disavantazh shumë shpejt, por tani e rëndësishme është që të rikthehemi te fitorja dhe të bindim në fushën e lojës. Një tjetër gol si ndaj Shqipërisë? Do të ishte bukur për mua, por në fund ka rëndësi fitorja e skuadrës. Ne jemi këtu me një objektiv të përbashkët dhe mund të bëjmë shumë herë më shumë sesa u pa ndaj Spanjës, prandaj ndaj Kroacisë duam të kthejmë faqe dhe të rikthehemi te fitorja. 1/8-at janë një objektiv që ne nuk e kemi vënë kurrë asnjëherë në diskutim, pavarësisht grupit më të fortë të këtij Europiani. Por më e rëndësishmja, kundër Kroacisë nuk duhet të zbresim kurrsesi me idenë se mund të na mjaftojë edhe një barazim për të kaluar. Në evenimente të tilla ky është gabimi më i madh dhe unë e kam vuajtur një të tillë me Interin në Champions, ku na mjaftonte vetëm barazimi dhe nuk dua që ta përjetoj sërish”, u shpreh Bastoni.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Kroaci-Itali, formacionet e mundshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.