• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bastoni sfidon Realin në Champions

16/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alesandro Bastoni vë si objektiv titullin kampion, por e di që nuk do të jetë i lehtë këtë sezon.

Mbrojtësi i Interit thotë se ndihet shumë mirë në Milano dhe kurrë nuk ka menduar të largohet.

Ai gjithashtu tregoi se viti i kaluar mund të ishte perfekt në rast se do të bënin rrugë më të gjatë në Champions dhe nuk do të eliminoheshin kundër Atletikos së Madridit.

Si mund të përmirësohet një skuadër që është kampione?

Trajneri e përmend çdo ditë: Të fitosh është e lehtë, por ta përsërisësh suksesin është e vështirë. Duhet të gjithë të bëjmë hapa përpara, edhe në aspektin psikololgjik për të qenë ata që ishim vitin e kaluar. Vetëm kështu mund të bëjmë të njëjtat mrekullia. Bëmë një kampionat perfekt, por nuk do të jetë aspak e lehtë.

Sa e rëndësishme është vazhdimësia për këtë grup lojtarësh?

Sigurisht që kemi dëshirë për vazhdimësi. Duhet që në një skuadër të jetë një grup lojtarësh të fortë dhe me karakter. Më vjen mirë dhe ndiej krenari që jam pjesë e këtij klubi dhe e këtij grupi.

Po në aspektin personal, ku duhet të përmirësoheni më shumë?

Duhet të bëj një tjetër hap në aspektin e të qenit lider. Duhet të jem më shumë shembull për shokët e skuadrës si brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Kush është lojtari që e markon me dëshirë në Serinë A?

Ka shumë lojtarë: Vlahoviç është një prej tyre. Politano dhe të tjerë. Ka shumë lojtarë dhe sisteme që të vënë në vështirësi. Të gjitha skuadrat po rriten.

Po në Europë?

Dua të përballem me Realin e Madridit.

 

Next Post

La Liga nis me surprizë në ndeshjen e parë, ekipi që luan për mbijetesë prish festën e Niko Williams

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.