Tuesday, 29. September 2026
Futboll

Bastoni: U jam borxhli italianëve, duam të ringrihemi pasi prekëm pikën më të ulët

GS 29/09/2026 2 Min. Lesezeit

“Është e pashmangshme të mendoj për atë natë. Do t’ju jem borxhli italianëve për të paktën 4 vitet e ardhshme; shpresojmë ta rikuperojmë këtë gjë. Nga vështirësitë kam zgjedhur gjithmonë të dal me kokën lart dhe të marr përgjegjësitë e mia. E di sa vlej. Po përpiqemi ta rikthejmë këtë Itali aty ku e meriton. Kemi prekur pikën më të ulët të viteve të fundit, jemi një grup i ri dhe kemi shumë dëshirë të ringrihemi”, – tha mbrojtësi i Italisë, Alessandro Bastoni, pas fitores 4-1 ndaj Turqisë në “Nations League”.

“Kërkojmë pak ekuilibër dhe durim. Nëse duhet sulmuar dikush, më mirë të na sulmojnë ne, që kemi më shumë eksperiencë dhe shpatulla pak më të gjera. Nuk është e lehtë të bashkëjetosh me atë që lidhet me rrjetet sociale dhe fjalët nga jashtë. Nuk duhet të ekzaltohemi, sepse edhe në vitet e kaluara kemi pasur kulme të tilla momentale. Duhet të tregojmë ekuilibër, por edhe të jemi të vetëdijshëm për atë që jemi. Dhe herë pas here bën mirë të jesh i lumtur”, – përfundoi mbrojtësi axurr.

 

 

Teilen: