• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Batatina akuzon ministrin Çeku: Më premtoj investime në stadium, por nuk bëri asgjë

05/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka qenë i ashpër e shumë kritik ndaj ministrit Hajrulla Çeku dhe ministrisë që drejton ai për investimet e premtuara në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Në emisionin VAR në Tëvë 1, Batatina ka kujtuar rastin e para dy vitesh, kur ministri Çeku i kishte thënë se në stadiumin në Podujevë, MKRS-ja mund të ndihmojë në mbulojë dhe ndriçim.

Batatina e kishte dorëzuar projektin ideor dhe zbatues në Komunën e Podujevës, por nuk ka marrë përgjigje, derisa premtimi për investime në stadium ka mbetur i pazbatuar.

“Prej kur ka hy Liria në Superligë, e kam pas ministrin prezent në stadium në Podujevë, u gëzu fort, se edhe ai është prej Prizrenit, edhe m’i premtoj tha këtu duhet reflektorë e mbulojë. E bona projektin, vet financiarisht, e dorëzova dhe ende nuk është bë asgjë në atë drejtim”.

Në pyetjen se çfarë i kanë thënë si arsyetim nga MKRS-ja rreth kësaj kërkese, Batatina ende nuk ka marrë përgjigje.

“Kjo ka ndodhur para dy viteve, projekti është i gatshëm, vetëm duhet të finalizohet, përfshihet në projekt edhe pjesa e tribunës lindore, me 600 ulëse VIP, një projekt me vlerë të vogël rreth 1.2 milionë euro. Unë i dëgjoj çdo ditë në debate se po ikin rinia, por si të mbahet rinia këtu, kur asgjë nuk po i jep atij të riut.”

Për më shumë rreth kësaj teme, mund ta përcillni këtu të plotë, emisionin VAR:

Next Post

Ter Stegen për rikthimin në Barcelonë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.