• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Batatina ankohet për stadiumin: Sot Prishtina ishte vendas

22/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtina ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës duke mposhtur Llapin me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, kur Llapi mbeti me një lojtar më pak. Arbnor Ramadani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 58-të dhe u përjashtua nga loja, duke lënë skuadrën e Podujevës me dhjetë futbollistë.

Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 60-të, Prishtina përfitoi nga epërsia numerike dhe shënoi golin e fitores përmes Albin Krasniqit, i cili i dha ekipit të tij trofeun.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit dha mendimin e tij të parë për këtë finale, teksa u ankua për stadiumin.

“Ishte një ndeshje e luftuar. Finalja është finale. Djemtë dhanë gjithçka në ndeshje. Në aspektin profesional, ne e kemi dominuar Prishtinën në çdo aspekt. E morëm kartonin e dytë në momentet më të këqija.

Por, ky është futbolli. Unë jam i kënaqur që kam arritur në finale. FFK duhet të vendos qysh në fillim ku të luhet finalja.

Sepse sot Prishtina ishte vendas. Të caktohet stadium neutral, jo një ekip të jetë vendas”, tha Batatina.

Next Post

Vendi organizator/ Anglia nuk e ka të garantuar kualifikimin në “Euro 2028”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.