Tuesday, 24. March 2026
Sport

Batatina: Deputeti belg mbeti i habitur

GS 12/08/2023 2 Min. Lesezeit

Drejtori i klubit të futbollit Llapi i Podujevës, Tahir Batatina, tha se deputeti belg Stijn Letegen ka mbetur i habitur me atë çfarë ka pa në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

 “Falënderoj Deputetin e Bashkimit Evropian, Stijn Letegen për vizitën tek skuadra e Llapit, të cilën e menaxhojmë së bashku me vëllezërit, donatorët dhe bordin e ri drejtues me të cilët kemi arritur të krijojmë një organizim të mirëfilltë në skuadër. 

Deputetin belg, Letegen e njoftova nga afër me kushtet tona dhe pasi ai vjen nga fusha e sportit, u dakorduam që së shpejti do të bëjmë zyrtarizimet zyrtare për bashkëpunimin e KF Llapit me shtetin dhe klubet e Belgjikës, ku në skuadër do të ofrohen sponsorë dhe njerëz nga lëmia e futbollit.

Letegen mbeti i habitur nga ajo se çfarë pa duke filluar nga organogrami i stafit udhëheqës, infrastruktura dhe organizimi i klubit.

Kjo vizitë tregon se në çfarë niveli ka arritur skuadra e Llapit dhe çfarë synimesh ka për t’i arritur në të ardhmen.

Falenderoj deputetin belg dhe stafin udhëheqës të tij për vizitën dhe harmonizimin e marrëdhënieve tona ku së shpejti do të zyrtarizohen edhe bashkëpunimet tjera”, njofton Batatina.

Teilen: