KF Llapi sot luan në shtëpi në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndaj Wisla Krakow, në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë të Europa League me fillim nga ora 16:30. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2:0 në favor të polakëve.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina thotë se kanë punuar maksimalisht dhe janë të motivuar për të bërë diçka të madhe sot, shkruan GazetaBlic Sport.
“Mendoj se java ka shkuar mirë, pas ndeshjes me Wislan në Poloni ne kemi filluar stërvitjet, jemi mundu të bëjmë maksimumin, pavarësisht periudhës së shkurtër kohore. Jemi përgatitur në pjesën taktike me lojtarët. Do na mungojnë shumë tifozët, me ta do ishte më ndryshe. Ne jemi të motivuar që të bëjmë maksimumin”, tha Tahir Batatina për faqen zyrtare të Llapit.
Kujtojmë se KF Llapi luan sot pa praninë e tifozëve, shkak denimi që mbetet në fuqi nga ndeshjet e mëparshme në kuadër të UEFA.
/GazetaBlic Sport