• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Batatina takohet me Dakun: U emocionova kur e përshëndeta, e përcolla për në skuadrën e re

08/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është takuar sot me sulmuesin Mirlind Daku para se ky i fundit të transferohet në skuadrën e re.

  

Sulmuesi i Osijekut, Daku pritet të transferohet te klubi rus, Rubin Kazan, shkruan lajmi.net.

Batatina me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë disa fotografi nga takimi me Dakun duke thënë se e përcolli mes emocionesh për në skuadrën e re.

“Sot së bashku me yllin e futbollit kosovar dhe ish yllin e skuadrës sime, Llapit, Mirlind Dakun, ishim në mengjes bashkarisht dhe isha për ta përcjellur drejt skuadrës së re ku u emocionova kur u përshendeta me të sepse kujtova ditët e para kur Lindin e transferova tek Llapi, si i besova dhe se sa shumë e mbështeta”.

“Lindi na bëri krenar së pari mua, pastaj klubin, familjen dhe gjithë Kosovën sepse kur të tjerët nuk i besuan unë ja dhash besimin që sot është një yll i futbollit dhe nga sot fillon misioni i ri për Mirlind Dakun ku do na bëj krenar edhe në skuadrën e re dhe pres që shpejt prap të bëj hapin tjetër tek një skuadër edhe më e madhe evropiane” – shkruajti ndër tjera Batatina në Facebook.

Nga transferimi i Dakut nga Osijeku te Rubin Kazan përfiton një pjesë të shumës edhe Llapi./Lajmi.net/

  


Next Post

Kampionati Evropian: Dardanët e rinj sot fillojnë garat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.