Gjatë prezantimit të tij si trajner i Juventusit, Igor Tudor ka treguar edhe një histori interesante se çfarë i ka thënë Lilian Turam për djalin e tij, i cili tashmë do të trajnohet nga kroati që mori vendin e Tiago Motës.
Tudor tha se foli me Lilianin dhe ky i fundit i ka kërkuar që t’i japë një shuplakë djalit të tij, nëse bën gabime. “Kam folur me babain e Turamit. Më tha t’i jap një shuplakë, nëse bën diçka të gabuar.
Kefren është një lojtar shumë i fortë, e kam sfiduar kur luante për Nisën dhe i ka treguar cilësitë e tij”, tha ndër të tjera Igor Tudor. Turam është një nga blerjet e verës te Juventusi dhe që ka arritur të tregojë mjaft mirë vlerat e tij.
PANORAMASPORT.AL