Xhanfranko Zola vlerësoi paraqitjen e Xhud Bellingamit ndaj Italisë me një kompliment të çuditshëm për mesfushorin anglez, i cili u shpall lojtari më i mirë në fushë në ndeshjen kualifikuese kundër Italisë.
20- vjeçari ndihmoi “tre luanët” të kualifikoheshin në “Euro 2024” me një penallti të fituar dhe ndërtoi edhe golin e dytë të Rashfordit gjatë fitores 3-1 në “Wembley” mbrëmjen e së martës. Ai luajti si numër 10 dhe dominoi mesfushën dhe në intervistën direkte që dha për legjendën italiane Zola pas ndeshjes për televizionin “Channel 4”, ish-sulmuesi i Çelsit tha:
“Më duhet të them se më bën të qesh ky djalë. Në moshën 20- vjeçare, unë ende pija qumësht nga mamaja ime dhe ky djalë është kaq gjigant. Unë jam shumë i befasuar”. Komenti i Zolës shkaktoi të qeshura në panel, ndërkohë që Bellingam iu drejtua me shaka: “Besoj jo direkt…”
PANORAMASPORT.AL