Arne Slot mendon se ndeshja me PSG-në ishte më e mira deri tani që ai ka drejtuar Liverpulin, ndërsa bëri edhe një batutë për penalltitë, duke thënë se holandezët janë mjeshtra në humbjen e tyre.
“Ishte ndeshja më e mirë e futbollit, në të cilën jam përfshirë ndonjëherë. Performancë e pabesueshme, veçanërisht nëse e krahasoni me javën e kaluar. Ne po krijonim raste dhe më pas e pamë veten në disavantazh 1-0. Na mbaroi fati pas atij që patëm javën e kaluar. Mua më duket sikur meritonim më shumë sesa të humbnim 1-0. Ne luajtëm lojën perfekte, përveç faktit se nuk shënuam dot një gol. Ishte e ngjashme me PSG-në javën e kaluar, ku ata luajtën lojën perfekte. Dhe pastaj, në kohën shtesë, ata ishin ndoshta pak më mirë. Shkoi deri te penalltitë dhe ne si holandezë dimë t’i humbim ato”.
Trajneri i Liverpulit shtoi se skuadra duhet ta tresë zhgënjimin dhe të fokusohet tek titulli në Premier Ligë:
“Tani për tani, të gjithë duhet të jenë të zhgënjyer. Unë i njoh këta lojtarë, ata janë elastikë. Kishte gjithçka do të doje nga një ndeshje. Nga perspektiva e Liverpulit, ne mund të kishim dashur të paktën një barazim pas 90 minutash. Ndihet e padrejtë që ne kryesuam fazën e ligës dhe më pas u përballëm me një ekip kaq të fortë si PSG-ja. Tani kemi një finale të Kupës së Ligës dhe kemi edhe nëntë ndeshje në Premier Ligë”.
PANORAMASPORT.AL