• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bavarezët me ‘barut të lagur’/ Bayern ndalet sërish në Bundesligë, 1-1 në Berlin

15/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndoshta, gjithçka është e pranueshme, pas triumfit në Champions.

Bajerni u ndal për herë të dytë radhazi në Bundesligën gjermane, këtë herë në barazim 1-1 në Berlin.

Pas humbjes në shtëpi me Bohumin, të shtunën e kaluar me shifrat 2-3, bavarezët nuk arritën dot të fitonin në fushën e Unionit.

Kryeqytetasit përballuan potencialin shumë më të madh të rekordmenëve të titujve, edhe pse u goditën nga goli I shënuar nga Leroi Sane.

Në një përballje të dominuar në zotërim topi dhe në gjuajtje, kryesuesit e tabelës gjithsesi kaluan në epërsi vetëm 15 minuta para fundit.

Edhe kjo nuk mjaftoi sepse Unioni pati besim. Vendasit u treguan shumë të saktë, duke realizuar thuajse po aq goditje në kuadrat sa edhe bavarezët, dhe barazuan në minutën e 83-të.
Autor i golit Benedikt Holerbah.

Sidoqoftë, skuadra e trajnerit Vinsent Kompani nuk duket shumë e shqetësuar, edhe sepse realizoi objektivin e madh, kualifikimin për në çerekfinale të Championsit pasi eliminoi rivalin Leverkusen.

Diferenca me Leverkusenin e vendit të dytë në Bundesligë është e madhe, ndërsa Bajerni kryeson kampionatin me 62 pikë, kur duhen edhe 8 javë deri në përfundim./abcnews.al

Next Post

VIDEO/ Fitore me përmbysje e Realit, dy gola të Mbape fundosin “nëndetësen e verdhë” dhe kthejnë madrilenët në kryesim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.