Me trazirat e ndodhura kohët e fundit, te “bavarezët” e Bayern Munich, duket se më në fund, bordi i këtyre të fundit ka vazhduar të mendojë për të ardhmen, teksa ditën e sotme ka njoftuar se ka nënshkruan me një talent kroat, që i përket “sektorit” të mbrojtjes.
Vetëm 16-vjeçar, “shtatlarti” i qendërmbrojtjes, Ljubo Puljic u transferua në “Allianz Arena” nga kroatët e Osijek, teksa tashmë mësohet se ka nënshkruar një kontratë afatgjatë, me “padronët” e Gjermanisë.
Transferimi zyrtar i kroatit u bë publik ditën e sotme nga vetë klubi, të cilët e njoftuan nënshkrimin me 16-vjeçarin kroat, me anë të një postimi të shpërndarë në profilin zyrtar të klubit, në “Twitter”. /i.m /abcnews.al
Postimi i klubit në “Twitter”:
Servus, Ljubo! 👋
Der #FCBayern hat das kroatische Innenverteidiger-Talent Ljubo #Puljić verpflichtet. Der U17-Nationalspieler wechselt zur neuen Saison vom NK Osijek an den #FCBayernCampus. ✍️✅
👉 https://t.co/2Oi6UnIIsL#MiaSanMia #FCBU17 pic.twitter.com/QBcxzmkzkw
— FC Bayern Campus (@fcbayerncampus) May 31, 2023