• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayer Leverkusen e planifikon sezonin e ardhshëm me trajnerin Xabi Alonso

20/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayer Leverkusen e planifikon sezonin e ardhshëm me trajnerin Xabi Alonso. Aspirinat janë duke dominuar këtë edicion, jo vetëm në kampionat, por gjithashtu edhe në kompeticionet e tjera. Një fakti I tillë, ka bërë që vëmendja të jetë e madhe drejt ngjarjeve që po ndodhin në BayArena dhe më konkretisht tek trajneri Xabi Alonso, I cili e ka kthyer skuadrën e tij në një makineri të vërtetë, që vazhdon të mos ketë asnjë humbje këtë edicion.

Në një panoramë si kjo, Alonso është kthyer në trajnerin e momentit, e duket thuajse e pamundur që basku të mbetet në krye të Leverkusenit në vitin pasardhës futbollistik, teksa Bayern Munich dhe Liverpool kanë zënë radhën për të siguruar shërbimet e tij.

Megjithatë, drejtori I Leverkusenit, Fernando Carro, beson se asgjë nuk do të ndodhë në fund të sezonit. Sipas tij, tekniku spanjoll nuk do të largohet nga kryesuesit e Bundesligës, të cilët, për pak javë, mund të nisin përgatitjet për të festuar masivisht titullin e parë kampion në histori.

Sipas Carros, Alonso ka një kontratë me Leverkusen deri në verën e 2026-tës, dhe për këtë arsye nuk ka asnjë vend për të dyshuar se ai do të vijojë të jetë trajner I skuadrës edhe për edicionin pasues.

Megjithatë, zyrtari I klubit të Leverkusen, ka shtuar gjithashtu se në rast të një ndodhie të papritur, “aspirinat” e kanë gati një listë trajnerësh dhe do të bëjnë zgjedhjen e duhur për të garantuar vazhdimësinë e skuadrës në nivele të larta.

Next Post

Liverpooli bëhet me drejtor sportiv të ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.