• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayer Leverkusen vijon të shkruajë historinë, kualifikohet në finale të Kupës

05/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Bayer Leverkusen vijon të tregojë ndeshje pas ndeshje, se është skuadra më në formë e këtij sezoni në Europë. Përveç dominimit që po bëjnë në Bundesligë, aspirinat kanë siguruar finale e parë të edicionit, atë të Kupës së Gjermanisë.

Në gjysmëfinale, Leverkusen, mposhti pa shumë vështirësi, madje me dominim, skuadrën e Dusseldorf. Takimi I luajtur në BayArena përfundoi 4-0 për të zotët e shtëpisë, të cilët shënuan 3 herë në 36 minutat e parë të lojës, me anë të Frimpong, Adli dhe Ëirtz, me këtë të fundit që në pjesën e e dytë realizoi edhe golin e katërt.

Ky ishte dygolëshi I parë I shënuar nga Ëirtz në karrierën e tij. Po ashtu, për herë të parë, fantazisti realizoi edhe nga pika e bardhë e penalltisë.

Kjo ishte ndeshja e 40 radhazi që Leverkusen nuk njeh humbje, teksa ata vijojnë të jenë skuadra e vetme në 5 ligat kryesore të Europës, por edhe më gjerë, që nuk janë mposhtur asnjëherë përgjatë këtij edicioni.

Po ashtu, në këto 40 ndeshje, 35 janë fitore. Për herë të fundit, Leverkuseni I kishte regjistruar 35 fitore brenda një sezoni në 2001/02, por atëherë e bënte diçka të ngjashme në 60 takime të luajtura, pra, 20 më tepër sesa aktualisht.

Më fjalë të tjera, përveç titullit të Bundesligës që duket thjesht çështje kohe për të mbërritur zyrtarisht dhe që do të jetë I pari në historinë e klubit, po ashtu, në 25 Maj, Leverkuseni do të ketë mundësi të fitojë edhe Kupën e Gjermanisë, trofe që e ka fituar vetëm një herë më parë, në vitin e largët 1993.

 

Next Post

Muçi vlen mbi 20 milionë euro, Presidenti i Besiktas rezufon ofertën e “gjigantëve” të Evropës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.