Bayern Munich bind ndaj Hoffenheim, në takimin e javës së 17-të të Bundesliga që u mbyll me rezultatin 3-0, ndërsa vlen të theksohet se miqtë e përfunduan këtë sfidën me 10 lojtarë.
Vendasit diktuan ritmin gjatë gjithë sfidës, ndërsa zhbllokuan takimin në minutën e 18’, me Musiala-n që pas asistit të Sane shënoi nga një kënd shumë i vështirë, duke e dërguar topin në shtyllë dhe në rrjetë.
Ndërsa në minutën e 70’, po me asist të Sane, Musiala e dërgoi topin në rrjetë pas një kthese të bukur.
Si të mos mjaftonte rezultati, në minutën e 74’ Promel bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Tel, duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe duke e lënë Hoffenheim me dhjetë lojtarë.
Pas këtij episodi, Bayern pati shumë raste të tjera për ta thelluar rezultatin, megjithatë goli i tretë erdhi në minutën e 90+1’, ku pas astit të Goretzka, Kane shënon me një goditje të fortë.
Pas kësaj jave, Bayern Munich renditet në vend të dytë me 41 pikë, një më pak se Bayer Leverkusen që mban kreun, teksa Hoffenheim renditet në vend të shtatë me 24 pikë.