Kevin Schade po përjeton padyshim sezonin më të mirë në karrierë. Sulmuesi anësor gjerman po shkëlqen te Brentford këtë sezon në Premier League, ku ka shënuar edhe 7 gola.
Forma e mirë e 24-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha. Një nga klubet që ka piketuar Kevin Schade si objektiv kryesor për merkaton e verës është Bayern Munich. Kompany e sheh gjermanin si përforcimin ideal për krahët e sulmit.
Megjithatë, bavarezët janë në mëdyshje për shifrën 70 milionë euro që kërkon Brentford. Në anën tjetër, është Chelsea që nuk ngurron aspak të paguajë 70 milionë euro për Kevin Schade. Liam Rosenior e pëlqen shumë anësorin gjerman dhe ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e tij në verë, zbulon “Bild”.