Bayern, fitore me 5 gola
Raundi i 21-të i Bundesligës përfundoi me një triumf për Bayernin, i cili shfrytëzoi menjëherë humbjen e Borussia Dortmundit në fushën e Wolfsburg duke shkatërruar Hoffenheimin me rezultatin 5-1 dhe duke “blinduar” vendin e parë me një epërsi prej 6 pikësh ndaj rivalëve të tyre më të afërt. Lojtarë kyç në fitoren e bavarezëve ishin sulmuesit Kane me dy gola dhe Luis Diaz me tre gola.
Bayern ndodhet në kuotën e 54 pikëve, ndjekësi më i afërt Dortmundi ka 48 pikë.
Leipzig siguroi një fitore 2-1 jashtë fushe ndaj Këlnit. Dy golat e Baumgartner (29′ dhe 56′) vendosën ndeshjen në RheinEnergieStadion, ndërsa goli i Thielmann (51′) u siguroi vendasve një barazim të përkohshëm. Me këtë fitore, skuadra e Werner tani barazohet me Stuttgart në vendin e katërt. Këlni i Këasniok, nga ana tjetër, kishte një natë për t’u harruar, i mbërthyer në 23 pikë.