Edhe pse me mendjen te ndeshja e kthimit ndaj Real Madridit në Champions League, Bayern Munich ka fituar 0-5 në transfertën ndaj St.Pauli, e vlefshme për javën e 29-të në Bundesligë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 9-të, ku pas një krosimi të Konrad Laimer ishte Jamal Musiala i cili shënoi me kokë, duke kaluar bavarezët në avantazh. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Bayern.
Pjesa e dytë foli e gjitha për bavarezët, të cilët shënuan edhe pesë katër gola të tjerë, me Leon Goretzka 53′, Michael Olise 55′, Nicolas Jackson 66′ dhe Raphael Guerreiro 89′.
Pas kësaj fitoreje, Bayern e çon diferencën në 12 pikë nga Dortmund i vendit të dytë, duke qenë kështu shumë pranë shpalljes kampion edhe zyrtarisht. St. Pauli mbetet në vendin e 16-të me 25 pikë.