Bayern Munchen po luajti në transfertë me debutuesit e Holstein Kiel ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Bundesligës, shkruan Syri.net.
Skuadra e drejtuar nga Vinsent Kompany fitoi me rezultatin e thellë 6-1, duke ruajtur ecurinë perfekte në këtë fillim të kampionatit.
Bavarezët qenë të papërmbajtshëm në pjesën e parë, duke shënuar katër herë në portën e vendësve.
Musiala që në minutën e parë zhbllokon rezultatin, ndërsa më pas dopjeta e Harry Kane dhe autogoli i Remberg vulosin rezultatin 4-0 të fraksionit të parë të lojës.
Në gjysmën e dytë të lojës, Olise dhe Kane (tripletë) shënuan sërish për Bayernin, ndërsa golin e nderit për Holstein Kiel e realizoi Gigovic (82’).
Kjo ishte fitorja e tretë e bavarezëve në po kaq ndeshje, duke marrë kreun e renditjes me pikë të plota.