Bayern Munich ka regjistruar fitore të thellë në shtëpi ndaj Hamburger, në kuadër të xhiros së tretë në Bundesliga.
“Bavarezzët” ishin dominues që nga fillimi, për të fituar me rezultat 5:0.
Serge Gnabry me një supergol pas një goditje të fuqishme nga “këndi i vdekjes” e kaloi Bayernin në epërsi.
Vetëm gjashtë minuta më vonë ishte Pavlovic që dyfishoi epërsinë pas asistimit të bukur të Harry Kane (9’).
E nuk kishte s’i të mungonte goli i Kane, i cili realizoi nga pika e bardhë (26’).
Bayerni vazhdoi me të njëjtin presion, kurse transferimi i verës Luis Diaz u përkujdes për golin e katërt pas asistimit të Kimmich (29’).
Fitoren e thellë të Bayernit e vulosi Harry Kane, me një gol nga afërsia pas asistimit të Michael Olise (62’).
Te mysafirët në stol gjatë tërë lojës qëndroi anësori kosovar Emir Sahiti.
Bayern Munich tani arkëton nëntë pikë pas tre xhirove derisa Hamburger qëndron në pozitën e 17-të me një sosh.