Bayern Munich ka rënë dakord me lojtarin e Fulham, Joao Palinha për kushtet e tij personale, njofton Fabrizio Romano.
Dy palët kanë rënë dakord për pagën që Palinha do të marrë në Mynih dhe kontrata për portugezin është gati, transmeton GazetaBlic Sport.
Negociatat mes dy klubeve po vijojnë dhe vlera e tij në transfertë do të jetë rreth 45 milionë, shkruan eksperti italian i transferimeve, duke iu referuar edhe informacioneve të Florian Plettenberg.
/GazetaBlic Sport.