Borussia Dortmund nuk gaboi në shtëpi në ndeshjen e javës së 32 në Bundesligë, teksa mposhti me rezultatin 5-1, Augsburgun.
Verdhezinjtë shënuan katër gola brenda pjesës së parë teksa hapën llogaritë që në minutën e katërt me anë të Moukoko ndërsa më pas serinë e golave e vazhdoi Malen dhe sërish Moukoko. Miqtë realizuan me anë të Vargas, por Reus shënoi edhe të katërtin në shtesë.
Në fraksionin e pjesës së dytë, Nmecha shënoi edhe golin e pestë për Dortmund. Pas kësaj ndeshje, Dortmund ngjitet në kuotën e 60 pikëve në vend të pestë duke qenë edhe më shumë e sigurt për pjesëmarrjen në Champions pasi Gjermania në sezonin e ardhshëm do të prezantohet me pesë skuadra. Ndërkohë, Augsburgu mbetet me 39 pikë në vend të nëntë.
Sakaq, Bayern Munich me mendjen te champions league për sfidën e kthimit ndaj Real Madrid, u mposht në kampionat në transfertë ndaj Stuttgart me rezultatin 2-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Stergiu ndërsa bavarezët barazuan me anë të Kane që nuk gaboi nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë, Stuttgart shënoi dy gola të tjerë me anë të Jeong dhe në fund me Silas për të fituar me rezultatin 3-1. Bayern pas kësaj humbje mbetet me 69 pikë në vend të dytë, ndërsa Stuttgart është në kuotën e 67 pikëve në vend të tretë. Në ndeshjet e tjera, Wolfsburg fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Darmstadt, ndërsa Werder Bremen barazoi 2-2 me Borussia Moenchagladbach.