Sulmuesi anglez, Marcus Rashford mund të përfundoj në Bundesliga, pasi Bayern Munichu po shqyrton transferimin e tij këtë verë.
Sipas gazetës gjermane Bild, Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford.
27-vjeçari shihet si një profil ideal për skuadrën e Vincent Kompany, dikush që do të ishte i aftë të luante si sulmues anësor i majtë dhe si qendërsulmues.
Thuhet se United kërkon rreth 45 milionë euro për lojtarin, i cili nuk ka të ardhme në klub nën drejtimin e Ruben Amorim.
Megjithatë, Bayern ka shumë mundësi tjera që i monitoron, përfshirë Bradley Barcola, Nico Ëilliams, Rafael Leao dhe Luis Diaz.
Rashford duket se është më poshtë tyre në atë listë të ngushtë, por ka gjasa të transferohet pasi secila marrëveshje tjetër është më e vështirë.