• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Bayern Mynih në krizë para ballafaqimit me Interin

07/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shpresat e Bayern Munich për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, që do të mbahet në shtëpinë e tyre në “Allianz Arena”, janë tronditur nga një krizë lëndimesh.

Bayern përballet me Interin në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të martën, duke I munguar disa lojtarë të ekipit të parë, shumë prej tyre me lëndime afatgjata, përcjellë KosovaPress.

Kriza e ka lënë Bayernin të tronditur, pasi ata kërkojnë të hakmerren ndaj fantazmave të finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2012, gjithashtu në Mynih, kur humbën nga Chelsea me penallti.

Të premten, krijuesi i mesfushës Jamal Musiala ishte i fundit që iu bashkua listës së lojtarëve të lënduar, me një këputje të kërdhokullës, e cila ka të ngjarë ta mbajë jashtë deri në mes të majit.

Mbrojtësit Alphonso Davies, Dayot Upamecano dhe Hiroki Ito duket se do të humbasin pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimeve. Portieri dhe kapiteni Manuel Neuer, anësori Kingsley Coman dhe mesfushori Aleksandar Pavlovic janë dyshime për ndeshjen e Interit.

Bayern-it do t’i duhet të ndjekë sulmuesit e rrezikshëm të Interit, Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez dhe të ketë vetëm dy qendërmbrojtës në dispozicion: Kim Min-Jae, i cili ka pasur një dëmtim të Akilit, dhe veteranin anglez Eric Dier.

Next Post

Bastoni trembi Interin, por dje u stërvit me ekipin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.