• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayern në “ankth” për Kane/ Sulmuesi u dëmtua të shtunën, pritet të mungojë disa javë

03/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayern Munich duhet t’i bëjë llogaritë pa Harry Kane, me shumë mundësi deri në fund të këtij viti.

Sulmuesi anglez la fushën e lojës në minutën e 33’-të të sfidës kundër Borussia Dortmund, ndërsa rezultatet e testeve mjekësore nuk janë aspak të mira.

Sipas tyre, Kane ka një tërheqje në kofshën e këmbës së djathtë, ndërsa ky dëmtim kërkon thuajse tre javë për t’u rikuperuar. Gjithsesi, duke qëndruar në njoftimin zyrtar të klubit “bavarez”, ecuria e lojtarit do të shihet ditë pas dite.

Kështu, duke nisur nga sfida e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Kupën e Gjermanisë kundër Bayer Leverkusen, Bayern nuk do të ketë shërbimet e “bomberit” të tij.

Trajneri Vincent Kompany shpreson ta ketë sa më shpejt në dispozicion, pasi mungesa e anglezit kushtëzon të gjithë skuadrën.

Kjo u konfirmua edhe në “Klasiken” kundër Borusia Dortmund, ku “Bavarezët” krijuan shumë, por finalizimi la për të dëshiruar, ndërsa vetëm në fund arritën të barazojnë 1-1, teksa kujtojmë se një ndikim të madh pati edhe largimi i parakohshëm i Kane, i cili është shënuesi më i mirë në Bundesligë me 14 gola në këtë sezon, ndërsa bashkë me ata të shënur në Champions League dhe Kupë, numëron 20 rrjeta gjithsej. /i.m /abcnews.al

Next Post

VIDEO/ Pas Realit, Vedat Muriqi i shënon edhe Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.