• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayern në kërkim të një mbrojtësi, në “radarët” e gjermanëve “ylli” i Genoa

09/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Padyshim është një ndër emrat më të përfolur të momentit, të paktën përsa i përket repartit të prapavijës. Pas Tottenham e Napoli, tashmë në garë për qendërmbrojtësin rumun të Genoa-s, Radu Dragusin kanë hyrë edhe “Bavarezët” e Bayern Munich, me këta të fundit, që vuajnë mungesën e Kim Min-Jae e Noussair Mazroui, të cilët largohen për shkak të turneve me Kombëtaret e tyre.

Ofertat e dy të parave dihen, me Tottenham që është gati të ofrojë plot 30 milionë euro, ndësa Napoli 18 milionë, së bashku me Ositgard e Zanoli, mirëpo ndryshe nga këta dy të parët, “gjigantët” e futbollit gjerman kanë vendosur të ofrojnë vetëm 24 milionë euro dhe 6 milionë të tjera, në formën e bonusit, në rast performancave të kënaqshme të “shtatlartit” të mbrojtjes.

Ndërkaq, kujtojmë se Bayern ishte shumë pranë transferimit të Eric Dier, por Dragusin edhe prej moshës tërheq më tepër dhe në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet edhe marrëveshja, me lojtarin, që tashmë ka arritur akordin me “rekordmenët” e Gjermanisë, ku do të nënshkruajë për 4 vitet e ardhshme dhe do të përfitojë 2 milionë e gjysmë euro në sezon. /i.m /abcnews.al

Next Post

Juventusi siguron ish-mbrojtësin e Milanit, Interi “hakmerret” me yllin e Lacios

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.