Duket e pabesueshme, ndeshja që po shohim sonte në “Parc des Princes” mes PSG-së dhe Bayernit. Pjesa e dytë po rezulton po aq e bukur sa e para. Pas dy golave të shpejtë të PSG-së, me Kvaratskhelia 56′ dhe Dembele 58′, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i bavarezëve.
Në minutën e 65-të, kundërpërgjigjet Bayern. Joshua Kimmich kroson nga goditja e dënimit, Dayot Upamecano shënon me kokë. Në minutën e 70-të, pas një topi të Kane dhe veprimit fantastik brenda zonës të Luis Diaz, kolumbiani shënon golin e katërt për bavarezët.
Për golin e Luis Diaz u desh edhe konfirmimi i VAR-it. 9 gola të shënaur deri tani në “Parc des Princes”, PSG udhëheq momentalisht 5-4.
Teilen: