Saturday, 14. March 2026
Sport

Bayern nuk humbet kurrë, mbetet me 9 lojtarë dhe barazon me Leverkusen

GS 14/03/2026 1 Min. Lesezeit

Bayern nuk humbet kurrë. Pasi shënoi gjashtë gola kundër Atalantës në Bergamo, skuadra e Kompany-t luajti jashtë fushe në Bundesligë kundër Leverkusenit.

Formacioni bavarez u godit pas 6 minutash lojë nga goli i Garcias dhe mbeti me dhjetë lojtarë pasi Jackson u përjashtua në minutën e 42-të. Gjithsesi, arriti të barazojë me anë të Luis Diaz pasi iu anuluan dy gola, njëri nga Kane, që u rikthye në fushë pas dy ndeshjesh mungesë.

Luis Diaz u përjashtua gjithashtu në minutën e 84-të për kartonin e dytë të verdhë, duke mbetur me 9 lojtarë. Me këtë barazim, bavarezët mbajnë një epërsi prej nëntë pikësh ndaj Dortmundit të vendit të dytë.

Teilen: