Sunday, 19. July 2026
Futboll

Bayern ofroi 40 mln euro, por Barcelona refuzoi direkt. Zbulohet shifra që klubi katalanas kërkon për Jules Kounde

GS 18/07/2026 1 Min. Lesezeit

Megjithëse është nën kontratë deri në vitin 2031 dhe ka qenë një nga shtyllat mbrojtëse të Barcelonës për katër sezonet e fundit, Jules Kounde duket se do të largohet nga katalanasit këtë verë.

Për francezin ka një interes të madh. Një nga klubet më të interesuara është Bayern Munich. Mundo Deportivo zbulon se klubi bavarez i ka dërguar së fundmi Barcelonës një ofertë zyrtare prej 40 milionë eurosh për Kounde, por që është refuzuar direkt nga katalanasit.

Sipas raortimit në fjalë, Barcelona do të lejojë largimin e Koundek këtë verë, vetëm për një ofertë 50-60 milionë euro. Synimi i katalanasve është ta zëvendësojnë Kounde me Pedro Porro, për të cilin Tottenham me siguri që do të kërkojë mbi 60 milionë euro.

Teilen: