• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayern, shanse për Wirtz

04/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atmosfera e përballjes midis Bayern e Bayer Leverkusen për Champions League është nxehur edhe më tepër pas nisjes së sulmit nga ana e klubit bavarez për të blerë Florian Wirtz. 21-vjeçari është dëshira e klubit nga Mynihut që është gati të paguajë për ta marrë që në verën e ardhshme.

Bayern i Mynihut po punon në heshtje dhe ka shanse reale për të marrë Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen që në verën e këtij viti, pa pritur 2026-tën. Klubi bavarez është i gatshëm t’i hyjë operacionit financiar për blerjen e 21-vjeçarit, i cili ka etiketë çmimi të lartë mbi vete, por në Mynih besojnë se mund ta marrin lojtarin në 140 milion euro, që është vlera e tij në treg.

Prej javësh, dy anëtarët me më tepër influencë në bordin drejtues të Bayernit, Uli Hënes e Karl Heinz Rummenigge, kanë përmendur Wirtz si lojtarin më të dëshiruar për të transferuar në Mynih dhe Hënes ka mbajtur vazhdimisht kontakte me familjen e tij.

Megjithatë, bindja e bordit drejtues të Bayernit, zakonisht ngurrues për blerje të shtrenjta, është vetëm arritja e parë dhe më e lehta. Për të realizuar transferimin duhet bindur Wirtz, i cili ndihet mjaft mirë në Leverkusen, e sidomos nën drejtimin e Xabi Alonsos, i cili nuk ka dhënë sinjale largimi tani afër.

 Më pas, misioni më i vështirë është të bindë klubin e aspirinave, jo thjesht për çmimin e lartë të lojtarit, por sidomos për fiksimin për të mos i shitur lojtarë Bayernit, duke preferuar më mirë të shesë me çmime më të ulta në klube të tjera.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë dhe kryesuesit aktualë të Bundesligës do të ndeshen në Mynih të mërkurën në Champions League dhe afari Wirtz e ka bërë edhe më të nxehtë atmosferën para ndeshjes.

 

 

Next Post

Vini i premton besnikëri Realit: Rinovoj, bëjmë ndeshje të madhe ndaj Atletikos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.