Thursday, 26. February 2026
Sport

Bayern shkarkon Kahn dhe Salihamidzic pas titullit

GS 27/05/2023 1 Min. Lesezeit

Përfundimi i sezonit në Bundesligë doli të ishte i pabesueshëm. Bayern mundi të anashkalojë Borussia Dortmundin në javën e fundit për shkak të fitores ndaj Këlnit (1:2) dhe barazimit të Dortmund me Mainz (2:2).

Pavarësisht përfundimit të suksesshëm të sezonit, Bayern shkarkoi Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic. I pari kryesoi bordin e klubit të Mynihut, dhe i dyti shërbeu si drejtor sportiv.

Më parë, Kahn dhe Salihamidzic u kritikuan për vendimin e tyre për të shkarkuar Julian Nagelsmann. Pas ndryshimit të timonierit, skuadra e Mynihut u eliminua nga Champions League, duke humbur nga Manchester City në çerekfinale. /G.D abcnews.al/

 

Teilen: