Një tjetër emër është shtuar së fundmi në listën e gjatë që po shqyrton Bayern Munich për të zgjedhur pasuesin e Manuel Neuer, pasi ky i fundit do të largohet në fund të sezonit.
Sky Sports Germany zbulon se drejtuesit e Bayern Munich po shqyrtojnë mundësinë e një lëvizjeje surprizë për ish-portierin e Liverpoolit, Loris Karius, i cili aktualisht po bën paraqitje shumë të mira te Schalke 04.
Pas asaj mbëmjeje horror në finalen e Champions League në vitin 2018, ku falë gafave të tij Real Madrid fitoi 3-1 ndaj Liverpool, karriera e Karius filloi rënien e lirë. Fillian huazimet e njëpasnjëshme te Besiktas e Union Berlin. Më pas kaloi dy sezone jo fort të mira te Neëcastle, derisa u transferua në janar të vitit 2025 si lojtar i lirë te Schalke 04.
Pas paraqitjeve të mirë që ka bërë te klubi gjerman, vjen edhe interesimi i Bayern, që e sheh 33-vjeçarin si profilin e duhur për të qenë portieri i dytë, pasi titullar dihet që do të jetë Jonas Urbig.