Thursday, 9. April 2026
Futboll

Bayern siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, rikthim i bujshëm te bavarezët

GS 09/04/2026 1 Min. Lesezeit

Bayern Munich ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjës së Noel Aseko dhe rikthimin e tij në ekip, pas formës fantastike që ka treguar 20-vjeçari të Hannover 96 në Bundesliga 2.

20-vjeçari ka përparuar dukshëm dhe ka treguar se është gati të garojë përtej Bundesligës 2, në të cilën ai tashmë numëron 27 paraqitje zyrtare (tre gola dhe gjashtë asiste).

Ka qenë vetë trajneri Vincent Kompany që ka vendosur për rikthimin e mesfushorit të ri difensiv, i cili do të provojë vetën tashmë në ekipin e parë të Bayernit dhe mbetet për t’u parë si do të shkojë ecuria e tij.

Përveç rikthimit të Aseko-s, që pritet t’i kushtojë Bayern-it 8 milionë euro, bavarezët do të bëjnë të paktën dhe një ose dy transferime të tjera.

Teilen: