Thursday, 1. October 2026
Futboll

Bayern surprizon me zëvendësuesin e Neuer, kandidati kryesor është ish-portieri i Arsenalit

GS 01/10/2026 1 Min. Lesezeit

Duke qenë se Manuel Neuer pritet të largohet në fund të sezonit nga Bayern Munich, drejtuesit e klubit bavarez po punojnë për të gjetur një pasues të denjë, i cili do të jetë numri dy, pas Jonas Urbig.

Bild zbulon se Bayern ka piketuar ish-portierin e Arsenalit, Bernd Leno, si kandidatin kryesor për të zëvendësuar Neuer dhe për të ndihmuar Jopnas Urbig, me përvojën e tij.

Leno është nën kontratë me klubin londinez deri në fund të këtij sezoni, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër, por 34-vjeçari është i hapur për një rikthim në atdhe, ku më parë ka qenë pjesë e Leverkusen dhe Stuttgart.

Teilen: