Një sezon jo shumë i shkëlqyer për Bayern Munich, me bavarezët që do të duhet të kënaqen, ndoshta, vetëm me titullin e kampionëve të Gjermanisë.
Në këtë këndvështrim kanë shkaktuar bujë fjalët e thëna nga Thomas Tuchel në lidhje me mungesën e një sulmuesi golashënues që mund të sigurojë një numër të caktuar realizimesh.
Sport.es ka publikuar disa fraza të thëna nga trajneri i Bayern Munich në lidhje me lamtumirën e Robert Lewandowski-t, i cili luan aktualisht me Barcelona-n.
“Nuk e kemi më atë numër golash të ‘sigurt’ si përpara. Më parë kishim Robert-in. Na mungon Lewandowski dhe 40 golat e tij”, ka thënë Tuchel duke iu referuar të dhënave dhe rëndësisë së një sulmuesi që jep garanci.
“Nëse shikon skuadrat më dominuese që luajnë në gjysmëfinalet e Champions League, të gjitha kanë një sulmues vendimtar në zonën e golit”.
Në këtë sezon, Lewandowski ka shënuar 29 gola në të gjitha kompeticionet me Barcelona-n dhe është golashënuesi më i mirë i La Liag-s me 19 realizime.
Shifra që padyshim do t’i kishin bërë shumë punë Bayern-it në këtë sezon për të përmirësuar rezultatet e arritura deri tani.