Bayerni e Arsenali ishin në epërsi, por në fund është dashur të kënaqen me nga një pikë. Të mërkurën mbrëma në Mynih, Bayerni e Arsenali barazuan 2:2 në njërin prej derbive të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.
Eberechi Eze e kaloi në epërsi 1:0 Arsenalin në minutën e 25-të. Dhjetë minuta më vonë, Alphonso Davies shënoi për 1:1, me asistim të Harry Kane. Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.
Kane kaloi në epërsi 2:1 Bayernin me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 61-të. Penalltia u shkaktua për lojë me dorë, pas një goditje të sulmuesit anglez.
Por “topçinjtë” nuk u dorëzuan. Dhe në minutën e 82-të, Declan Rice shënoi për 2:2, me asistim të Viktor Gyokeres.
Për Bayernin është barazimi i dytë, ndërsa e ka edhe një fitore. Ndërkohë Arsenali barazoi për herë të parë, pas dy fitoreve.