Bayern Munichu pritet të ketë një fytyrë krejtësisht tjetër nga sezoni i ri, me Vincent Kompanyn që ka ardhur në krye të skuadrës.
Bavarezët pritet të bëjnë revolucion, pasi e kanë mbyllur sezonin pa trofe dhe kjo gjë nuk i kishte ndodhur për vite me radhë.
Rekordmenët gjermanë tanimë kanë bërë goditjen e parë në afatin kalimtar të verës dhe Bayerni është gati ta finalizojë marrëveshjen e Jonathan Tah, një nga më të mirët te Bayer Leverkuseni këtë edicion.
Sipas raportimeve të Sky Sport, tashmë ka një marrëveshje verbale mes lojtarit dhe Bayernit, me kushtet personale të përcaktuara praktikisht për një kontratë që do të zgjatej deri në vitin 2028.
Tah, i cili aktualisht është nën kontratë me Bayer Leverkusen deri në vitin 2025, është në kërkim të një ndryshimi drejtimi në karrierën e tij.
Në moshën 28-vjeçare, mbrojtësi duket gati për të bërë kapërcimin drejt një prej gjigantëve të Bundesligës. Edhe pse detajet më të rëndësishme janë diskutuar me ekipin e agjentëve të tij, kjo ende nuk garanton përfundimin e transferimit, duke qenë se për mbrojtësin kanë shfaqur interes edhe klube të tjera.
Leverkuseni kërkon të mbajë mbrojtësin e tij, nuk do të jetë një negociator i lehtë. Situata është e komplikuar nga fakti se Bayern tashmë ka katër qendërmbrojtës në skuadrën e tij, megjithëse Dayot Upamecano mund të jetë në listën e largimit të klubit bavarez.