• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayerni e Dortmundi e luajnë derbin e madh gjerman

18/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayern Munchen – Borussia Dortmund është derbi më i madh i Bundesligës gjermane.

“Klassiker” i parë i këtij edicioni luhet të shtunën nga ora 18:30. Kjo ndeshje do t’i takojë xhiros së shtatë të elitës gjermane.

Bayerni dhe Dortmundi janë skuadrat e vetme që nuk kanë pësuar ende disfatë këtë edicion. Bayerni ka fituar gjashtë ndeshjet e luajtura deri më tani.

Është hera e parë që Bayerni ka fituar gjashtë ndeshjet e para të Bundesligës që nga edicioni 2015/16.

Bayerni është lider me 18 pikë, kurse Dortmundi është në pozitën e dytë me katër pikë më pak.

Bayerni ka shënuar 19 gola në pesë ndeshjet e fundit. Dortmundi ka realizuar 12 gola.

Dy ndeshjet e fundit mes gjigantëve gjermanë kanë përfunduar baras.

Bayerni dhe Dortmundi do të përballen për herën e 138-të.

Bayerni prinë me 69 fitore. Dortmundi ka 35 fitore, kurse 33 ndeshje nuk dhanë fitues. 

Të shtunën luan edhe nënkampioni, Bayer Leverkuseni.

Leverkuseni nga ora 15:30 takohet në udhëtim me  Mainzin. Leverkuseni ka 11 pikë në pozitën e pestë kurse Mainzi e zë vendin e 16-të me katër pikë.

Next Post

Fisnik Asllani flet për ndeshjet me Kosovën dhe marrëdhëniet me bashkëkombasit e tij te Hoffenheimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.