• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayerni është shumë afër ta bindë Wirtzin

12/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Florian Wirtz dhe Bayern Muncheni duket se janë destinuar t’i bashkojnë rrugët.

Mesfushori i talentuar i Bayer Leverkusenit ka qenë një nga lojtarët me performancat më të mira këtë sezon, dhe është duke tërhequr interesim nga gjigantët europianë.

Megjithatë, opsioni për të vazhduar karrierën e tij në Gjermani, në një mjedis ku ai tashmë e ka treguar vlerën e tij, është duke u bërë çdo ditë e më i pranueshëm dhe më i fortë ndaj propozimeve nga Anglia, Spanja ose edhe Franca.

20-vjeçari është lojtar kyç në ekipin e Xabi Alonson dhe perfomancat e tij e kanë bërë atë një nga lojtarët e rinj më të mirë në planet.

Aftësia e tij për të krijuar një aksion, vizioni i tij dhe aftësia për të thyer linjat e kanë bërë një lojtar esencial për sistemin e Leverkusenit.

Klubi i Bayernit është duke e monitoruar situatën etij nga agër dhe tashmë ka nisur bisedimet për të vendosur klubin si opsioni më i mirë për të ardhmen e tij.

Brenda klubit bavarez, besohet se Wirtz mund të përshtaet shumë lehtë në filozofinë e ekipit, duke sjellur një versatilitet në skuadër dhe një aftësi për të ndryshuar sistemet brenda ndeshjes pa e humbur kualitetin.

Derisa klube si Manchester City, Real Madrid ose PSG kanë shfaqur interesim për të siguruar shërbimet e tij, vetë lojtari e sheh si në favor të tij vazhdimin e karrierës në Gjermani, aty ku ai ndihet i rehatshëm dhe i vlerësuar.

Në Mynih, janë të gatshëm të bëjnë sakrifica financiare, për ta bindur Florian Wirtzin që ta veshë fanllën e kuqe të Bayernit.

Next Post

Mungoj ndaj Bayernit, Asllani luan titullar për Interin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.